KEK-u nuk kursen as sot qytetarët e Mitrovicës

17:44 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Përkundër premtimit për të mos ndërprerë furnizimin me rrymë në natën e Vitit të Ri, KEK-u ka dështuar ta mbajë fjalën, raporton arbresh.info

Kjo pasi që sipas qytetarëve të Mitrovicës, pikërisht e kundërta ka ndodhur.

Ata me orë të tëra nuk kanë pasur energji elektrike, ndërsa edhe orëve të mbrëmjes furnizimi nuk është në nivelin e duhur.

“Kryeministri ose nuk po e llogaritë Mitrovicën, pjesë të Kosovës ose nuk po e tregon të vërtetën duke thënë se nuk ka ndërprerje të rrymës në Kosovë. Muaji dhjetor për Mitrovicën ka qenë muaj i territ. Madje as sonte në natën e fundit të këtij viti nuk na kursen nga ky terr”, ka thënë për arbresh.info një qytetar

Kujtojmë se në takimin që pati kryeministri Ramush Haradinaj me menaxhmentin e Korporatës së Energjisë Elektrike, ai dhe Arben Gjukaj thanë se nuk do të mungojë rryma nëpër shtëpitë e kosovarëve gjatë festave.

“Qëllimi i ardhjes time këtu, janë dy tema, s’ka rritje të çmimit të rrymës por nuk ka as ndërprerje. Kjo kërkesë besoj është serioze dhe nuk kam qare pa e bërë këtë në bazë të detyrës”, kishte thënë Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme