Google ADS

KEK-u i reagon KEDS-it: Fajin për reduktime të rrymës e keni ju

23:18 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar sot ndaj deklaratave të KEDS-it se gjoja reduktimet qe ndodhen sot në gjithë Kosovën janë për shkak të daljes nga sistemi të një blloku të Korporatës.

Sipas KEK-ut, operatori KEDS është i obliguar me ligj t’i furnizon qytetarët me energji elektrike dhe kur dështon ta përmbush obligimin e saj po mundohet të fajson KEK-un.

Ky është reagimi i plotë i KEK-ut

Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, Korporata Energjetike e Kosovës është e detyruar të reagojë ndaj keqinformimit dhe lajmeve të pavërteta që tash e disa herë po lëshohen në opinion nga KEDS/KESCO.
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin publik se mungesa e furnizimit me energji elektrike, sot gjatë tërë ditës është papërgjegjësi dhe dështim i KEDS/KESCO dhe jo i KEK-ut apo KOSTT-it, apo gjoja daljes nga sistemi të “Bllokut B1” të “Kosovës B”, siç spekuluan me herët në media zyrtarët e KEDS/KESCO.
KEK-u siç edhe është i obliguar me kontratë dhe duke respektuar rregullat e tregut në fuqi, me kohë, që dje në mëngjes ka njoftuar operatorët për planin e prodhimit sot dhe nga ky moment nuk ka asnjë përgjegjësi për furnizim të qytetarëve me energji elektrike. Përndryshe, për sa i përket njësisë “B1”, përkundër faktit se sipas planit ajo duhej të lëshohej në punë nesër në mëngjes, falë anagazhimit maksimal, në mënyrë që qyterarët të mos vujan pasojat e dështimeve të KEDS/KESCO, KEK-u ka lëshuar në punë këtë njësi sot në ora 20:45.
Duke tentuar të mbulojë dështimet e veta në përmbushjen e obligimeve kontraktuale dhe përgjegjësive që ka me kontratë për furnizim të qytetarëve me energji elektrike, në vazhdimësi ky operator fajin dhe përgjegjësinë po tenton t’a gjuan tek akterët tjerë siç janë KEK-u apo KOSTT-i, siç ndodhi edhe sot ku gjatë tërë ditës la në terr pjesën më të madhe të qytetarëve.
Në këtë rast, bëjmë thirrje publike ZRRE-së si rregullator i sektorit të ndërhyj dhe të ndalojë veprimet e papërgjegjshme të mashtrimeve publike të operatorëve të licencuar KEDS/KESCO si furnizues publik.
Ndryshe, KEK është dëshmuar me dhjetëra herë se është në krye të detyrës dhe me përgjegjësi të lartë kryen obigimet e saj në të gjitha drejtimet në rrethanat operative dhe kushteve klimatike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme