Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë mohuar se rënia e njësive A-3 dhe A-5 të Termocentralit Kosova A më datë .06.12.2021 ka qenë e qëllimshme.
Sipas deklaratës së përbashkët të KEK dhe KOST, njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, pati thënë se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe është shkaktuar nga vetë KEDS-i, shkruan arbresh.info.
Deklarata e plotë nga KEK dhe KOSTT-i:
Duke iu referuar situatës së krijuar me datë: 06.12.2021, kur rreth orës 05:50 min dy njësitë e TC Kosova A (njësia A3 dhe A5) kishin rënie të paplanifikuar nga operimi në të njëjtën kohë, KEK DHE KOSTT jep këtë deklaratë të përbashkët:
Njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it. Ky është një konstatim i përbashkët nga ekspertët e dy kompanive KEK dhe KOSTT, dhe tregon se nuk ka vend për dyshime dhe veprime të qëllimshme por e gjitha që ka ndodhur është si rezultat i problemeve teknike dhe më pastaj në përputhje të plotë me veprime të procesit teknologjik në mbrojtje të gjeneratorëve dhe sistemit elektroenergjetik për rastet kur paraqitet një avari e tillë në stabilimentet e tensionit te larte 220 kV.
Pas përfundimit të raportit profesional nga ekspertët e dy palëve KEK dhe KOSTT, eliminohen dyshimet e pavend dhe përgënjeshtrohen të gjitha deklaratat e pabaza që u hodhën në opinionin publik kinse kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm nga kushdo qoftë.
Për më tepër, KEK-u dhe KOSTT-i njoftojnë opinionin se në raste të tilla prioritet është sanimi i problemit, ndërsa hapi i dytë sipas procedurave është ngritja e një komision të përbashkët profesional për ta hulumtuar rastin. Një procedurë e tillë është zhvilluar edhe për rastin në fjalë, me ç’ rast me vendimin e përbashkët të dt. 10.01.2022 (Nr. 33 për KOSTT dhe Nr.133 për KEK) ishte formuar komisioni profesional për përpilimin e raportit në lidhje me identifikimin e shkaktarit të asaj prishje.
Me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit, dy njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) bazuar në raportin e komisionit të përbashkët profesional KEK-KOSTT të dt. 26.01.2022 Nr. 170 vërtetohet se kanë rënë nga sistemi si rezultat i një avarie në sistem përkatësisht në shkarkuesin e mbitensionit dhe më pas në izolator tërheqës 220kV që ka ndikuar në renjen e zbarrës kryesore të tensionit të lartë 220kV në asete të KOSTT. Në këto zbarra ka qenë e lidhur edhe njësia A3 e TC Kosova A, e cila në momentin që është shkaktuar lidhja e shkurtër ka rënë nga sistemi duke ekzekutuar dhe zbatuar procesin për mbrojtje të gjeneratorëve, ndërkohë që njësia A5 si rezultat i luhatjes së madhe në sistem dhe ngarkesës me fuqi
reaktive nuk ka arritur të qëndrojë në operim dhe për pasojë edhe ajo ka rënë nga operimi.
Lidhur me këtë ngjarje, KEK dhe KOSTT apelon tek të gjitha palët që në të ardhmen të presin informatën dhe sqarimin zyrtar nga ekspertët e fushës, e gjithë kjo me qëllim të shmangies së paqartësive dhe keq informimit të opinionit.
Me respekt,
KEK – KOSTT
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...