Google ADS

KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për manipulues të shiritave transportues

15:21 | 27 Dhjetor 2024
K.B

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se gjatë procesit të rekrutimit për pozitat e manipuluesve të shiritave
transportues, Departamenti i Burimeve Njerëzore (BNJ) ka pranuar një informatë nga jashtë lidhur me dyshimet për diploma të falsifikuara.

Sipas KEK-ut, në përpjekje për të verifikuar këto dyshime, BNJ kanë dërguar për verifikim regjistrin për 471 kandidatët të cilët i janë
nënshtruar procedurave të rekrutimit, tek të gjitha institucionet arsimore që i kishin lëshuar diplomat.

Pas kërkesës së KEK, të gjitha institucionet arsimore i janë përgjigjur pozitivisht dhe kanë realizuar verifikimin e diplomave. Nga
ky verifikim, kanë dalë dyshime për një numër të caktuar kandidatësh që nuk i kanë diplomat në rregull. Si rezultat, të gjithë kandidatët, diplomat e të cilëve kanë shkaktuar dyshime, janë larguar menjëherë nga procesi i rekrutimit”, thuhet në njoftimin nga KEDS-i.

Për më tepër, KEK, respektivisht Zyra Ligjore ka përgatitur dosjen të cilën tashme e ka dorëzuar tek institucionet relevante të drejtësisë, të cilët janë kompetentë për trajtimin e rasteve të kësaj natyre./Arbresh.info/

Të ngjashme