Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal.
Sipas njoftimit, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin, shkruan Arbresh.info.
Sipas kësaj korporate, ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara.
“Përfundon remonti i rregullt vjetor, njësia B-1 është kthyer në operim Sot, me datë: 18.08.2024, pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit, njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin. Pra falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Për më shumë, në njësinë B1 të TC Kosova B, me dt: 15.07.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor (35 ditore) dhe ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bekir Gërguri, menaxhmenti i TC Kosova B, kishte njoftuar se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...