“KEK ndërpret praktikën e emërimeve arbitrare (jo meritore) të menaxherëve”

16:34 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Sqarim i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), ndjehet e obliguar për sqarimin e opinionit, se shkrimi i publikuar në portalin “Indeksonline”, në lidhje me “avancime të militantëve të partive në pozita të larta në KEK”, siç potencohet në këtë artikull, është tendencioz dhe si i tillë fund e krye përmban shpifje me të cilat është munduar të dezinformoj publikun me qëllim të dëmtimit të imazhit të KEK-ut dhe zyrtarëve të saj.

Prandaj, kemi për obligim të njoftojmë opinionin e gjerë publik se, e vërteta është se KEK-u pikërisht me qëllim të korrigjimit të lëshimeve të mëhershme që kishin të bënin me emërime arbitrare, tash e tutje në KEK nuk mund të bëhet ASNJE emërim e posaçërisht në pozita menaxheriale pa u plotësuar kushtet e vendit të punës dhe pa iu nënshtruar konkurrencës (konkursit).

Si rrjedhojë, të gjitha gjoja “avancimet” (që përmend ky portal, e që nuk qëndrojnë) kanë të bëjnë me caktimin e zyrtarëve ne pozita të ushtruesit të detyrës me mandat shumë të limituar në kohë (jo me gjatë se 6 muaj). Gjatë kësaj periudhe do të shpallet konkursi dhe do të bëhet përzgjidhja meritore bazuar në përgatitjen profesionale konform kritereve të konkursit.

Përndryshe, të gjithë zyrtarët që caktohen në pozitat e përkohshme të ushtruesit të detyrës duhet të jenë dhe janë punonjës dhe profesionist shumëvjeçar në profesionet, njësitë dhe departamentet përkatëse, që i plotësojnë kushtet e vendit të punës, gjë që fatkeqësisht nuk ka ndodhur gjithmonë deri më tani, ku me mandat të përhershëm ishin caktuar zyrtar që as për së afërmi nuk i kishin plotësuar kushtet e atij vendi të punës.

Për këtë portal kjo dukuri tashmë është bërë rutinë! pasi që nga ndryshimet e fundit në KEK ka publikuar dhjetëra artikuj me shpifje nga më të ndryshmet duke u thirrur vetëm në “burimet nga KEK”. Pra, as edhe njëherë nuk e ka marrë mundin që të verifikoj të vërtetën ose të paktën ta merr qëndrimin zyrtarë të KEK-ut, ashtu siç edhe e kërkon etika gazetareske.

Fare në fund, KEK-u sipas detyrës zyrtare në rastet kur në mënyrë të qëllimshme tentohet t’i dëmtohet imazhi korporatës dhe zyrtarëve të saj ka për obligim të reagoj. Prandaj, edhe në rastin konkret menjëherë do të nisim hapat ligjor për eliminimin e dëmeve që i janë shkaktuar korporatës dhe zyrtarëve të saj si pasojë e shpifjeve të qëllimshme që janë lansuar gjatë tre mujorit të fundit nga ky portal.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme