Google ADS

KEK hap konkurs për drejtor menaxhues

21:57 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Pozita e Drejtorit Menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës është vakante.
KEK sot ka hapur një konkurs për disa pozita në korporatë përfshirë këtu Drejtorin Menaxhues.

Sipas këtij konkursi ‘Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në lëminë e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridik. Kandidati duhet të njohë mirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze dhe serbe, qoftë njërën apo më shumë prej tyre’.

Po ashtu, kandidati duhet të ketë se paku 5 vjet përvojë pune, duke përfshirë edhe përvojë pune të suksesshme në poste të larta drejtuese.

Konkursi është i hapur deri më 20 prill. Drejtor i KEK-ut deri më tani ka qenë Arben Gjukaj./Kallxo.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme