KEDS ka njoftuar se pronari i një pastiçerie në Mitrovicë është zënë duke e keqpërdorur energjinë elektrike.
17,694.16 euro është shuma që ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it, si humbje të shkaktuara nga keqpërdorimi i rrymës.
Në një njoftim nga KEDS-i bëhet e ditur se ushqimin dhe e ëmbëlsirat po i përgatiste me rrymë, e rrymën po ia vidhte KEDS-it.
“Pronari i një pastiçerie në Mitrovicë është zënë duke e keqpërdorur energjinë elektrike. Ushqimin e ëmbëlsirat po i përgatiste me rrymë, e rrymën po ia vidhte KEDS-it. 17,694.16 euro është shuma që ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it, si humbje të shkaktuara nga keqpërdorimi i rrymës. Sado që një konsumator shpenzon rrymë në baza mujore, i kushton shumë më lirë sesa nëse kapet duke e keqpërdorur atë”, thuhet në njoftimin për media nga KEDS./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...