Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike.
Në njoftimin e tyre thuhet se personat që zihen duke vjedhur energjinë elektrike faturohen për rikthim të humbjeve (energjisë së vjedhur të shfrytëzuar ilegalisht), si dhe mund të dënohen nga gjykata në bazë të ligjeve në fuqi.
“Se KEDS e ka përnjëmend në luftimin e kësaj dukurie deri tek identifikimi i rastit të fundit, tregojnë faktet në terren. Ekipet e kontrollit të KEDS-it të shpërndarë gjithandej Kosovës vetëm gjatë muajit nëntor kanë realizuar afër 8,500 kontrolle, prej të cilave më shumë se 600 sosh janë zënë në vepër duke e vjedhë energjinë elektrike. Personat që zihen duke vjedhur energjinë elektrike faturohen për rikthim të humbjeve (energjisë së vjedhur të shfrytëzuar ilegalisht), si dhe mund të dënohen nga gjykata në bazë të ligjeve në fuqi”, njofton KEDS./Arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...