KEDS zë duke vjedhur rrymën pronarin e një hoteli në Gjakovë, do t’i rikthejë 42 mijë euro

15:13 | 27 Shkurt 2024
K.B

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se pronari i një hoteli në Gjakovë është zënë duke e vjedhur rrymën.

Në njoftimin nga KEDS, bëhet e ditur se ai do të detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it, 42 mijë euro, shkruan Arbresh.info

Njoftimi im plotë nga KEDS pa ndërhyrje:

Shërbimet hoteliere po i ofronte me pagesë për myshterinj dhe goxha në nivel, ama rrymën po ia vidhte KEDS-it.

Kështu nuk shkon me KEDS-in

Pronari i hotelit në Gjakovë, i kapur duke e vjedhur energjinë elektrike, tash detyrohet t’ia rikthejë KEDS-it 42,064.73 euro.

KEDS falënderon ekipet e kontrollit për punën e tyre, po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin.

Rryma t’kushton ma lirë

Të ngjashme