KEDS tregon pse në disa zona po ka më shumë reduktime, thotë se situata ka filluar të përmirësohet

13:21 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Zyrtarë të KEDS-it kanë thënë se plani i reduktimit me energjisë elektrike është duke u zbatuar në plotëni.

Më herët ministrja e Zhvillimit Ekonomik, tha se do të kërkojë hetime lidhur me reduktimet me energji më shumë se 2 orë.

Bujar Jupa, drejtor i sistemimit të operimeve në KED-s, tha se mungesa e energjisë elektrik në disa pjesë më shumë se dy orë, vije si pasojë e mbingarkesës ku po ndodhin edhe prishje.

“Planifikimi është zbatuar në përpikëri, por ka pasur defekte si pasojë e mbingarkesës. Planifikimin e reduktimeve e kemi përfillë, por si pasojë e mbingarkesave të ketë vonesa”, tha ai në konferencën për media, raporton arbresh.info

Ndërsa, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut tha se kërkesa për konsumim ka shënuar rekord, ndërsa çmimet e importit janë dhjetëfishuar.
Ai tha se gjendja me energji elektrike në krahasim më dje është përmirësuar për shkak të rënies së çmimit në bursën ndërkombëtare por edhe ngritjes së temperaturave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme