KEDS ka njoftuar se si pasojë e mbingarkesës, brenda ditës vetëm në distriktin e Prishtinës janë djegur tre transformatorë.
Përmes një postimi në Facebook, KEDS ka bërë të ditur se përkundër angazhimit maksimal të ekipeve të tyre për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji tek ata konsumatorë që po afektohen me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesës, rrjeti elektrik nuk po arrin të përballoj konsumin e lartë në zona të caktuara.
“Vetëm në distriktin e Prishtinës, ekipet tona gjatë ditës së sotme janë detyruar të zëvendësojnë tre (3) transformatorë, njëri pas tjetrit, pasiqë kërkesa enorme nuk ka arritur të përballohet, përkundër ngritjes së kapacitetit në transformatorë. Njëjtë po ndodh edhe në distrikte tjera anekënd Kosovës.
KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren mirëpo nevojitet bashkëpunimi i ngushtë i konsumatorëve përmes kursimit të energjisë, shfrytëzimit racional të saj dhe rikthimit gradual të pajisjeve shtëpiake në funksion pas rikthimit të energjisë, në mënyrë që të mundësohet funksionimi i mirëfilltë i sistemit elektro-energjetik”, thuhet në njoftimin e KEDS në Facebook.
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...