Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se fal përkushtimit të mbi 50 punëtorëve, është rikthyer furnizimi me energji elektrike për 11 mijë konsumatorë në nënstacionin “Prishtina 3”.
KEDS njofton se si pasoj e zjarrit në këtë nënstacion dëmet janë të mëdha, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, KEDS bënë të ditur se pa energji elektrike kanë mbetur edhe rreth 10 mijë konsumator.
Lexo edhe:
Njoftimi i plotë:
Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes.
Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.
Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.
Rrjedhimisht, KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë