KEDS ofron këshilla për gastronominë se si të kursejnë rrymën

15:25 | 8 Shtator 2022
K.B

KEDS në periudhën e krizës energjetike ka ofruar këshilla për gastronominë se si të kursehet energjia elektrike.

Ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në restorante është përgatitja e ushqimit, ftohja dhe ngrohja e ambientit.

Ne mund të veprojmë me hapa të vegjël SOT, që të ndihmojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes elektroenergjetike të vendit, për muajt e vështirë që do të vijnë me ftohjen e motit.

Filloni t’i aplikoni këto ndryshime në rutinën tuaj ditore:

– Fikni disa nga poçat dekorues, që nuk do të ndikonin në uljen e ndriçimit të nevojshëm të ambientit.

– Gjatë natës mos harroni ta fikni ndriçimin dhe pajsijet e tjera shpenzuese.

– Akordoni termostatin e kondicionerit në 24 gradë celcius, që konsiderohet të jetë temperaturë efiçiente.

– Nëse nuk keni alternativë të ngrohjes (përpos me energji elektrike) për ditët e ftohta, akordoni temostatin në atë mënyrë që ambienti të jetë i rehatshëm, por jo i ftohtë. Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 19 gradë.

– Gjatë ditës ndalni ngrohjen tërësisht për disa orë. Kjo nuk do të ndikoj aq shumë në ndryshimin e temperaturës së rehatshme të hapësirave, por kursimi në anën tjetër do të jetë i madh.

– Parandaloni ngrohjen e hapësirave të caktuara, aty ku nuk ka nevojë, duke vendosur në kaldajën qendrore një ndërprerës kohor (wifi, digjital apo mekanik).

Ndërsa si masa afatgjate, ju mund t’i:

Zëvendësoni poçat tradicional me ata efiçient

Zëvendësoni pajisjet elektrike jo-efiçente me pajisje efiçiente, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme