Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të Korporatës, KEDS ka filluar projektin e “Efiçiencës së Energjisë Elektrike” me nxënës të shkollave fillore.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës janë përzgjedhur në fazën pilot 4 shkolla.
Nën ligjërimin e studentëve të KEDS Akademisë, lidhur me masat efiçientë që duhet t’i zbatojnë në shtëpitë e tyre, janë pajisur me njohuri të gjithë nxënësit e klasave të katërta të shkollave fillore “Shkëndija” në Hajvali, “Andon Zako- Çajupi” në Bardhosh, “Hilmi Rakovica” në Kodër të Trimave. Pilot projekti përfundon me nxënësit e shkollës fillore “Nazim Gafurri” po në qytetin e Prishtinës.
Nxënësve u është mësuar nga studentët e trajnuar të KEDS Akademisë përdorimi sa më efiçient i të gjitha pajisjeve shtëpiake që funksionojnë me energji elektrike.
Menaxherja e departamentit të komunikimeve në KEDS-së, Nexhmie Arifaj ka deklaruar se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që ka ndërmarrë KEDS-i në fushën e përgjegjësisë shoqërore.
“KEDS ka filluar me projektin për efiçiencën apo kursimin e energjisë elektrike në shkolla, ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera që KEDS është duke i realizuar në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Sot është dita e tretë e projektit dhe projekti po shkon mjaftë mirë. Këtë po e vërejmë tek nxënësit të cilët janë shumë të interesuar …Efekti që dëshirojmë të arrijmë me këtë projekt është që t’i mësojmë fëmijët që të kursejnë energjinë elektrike, të vetëdijesohen, pra në kursim, por që këto këshilla t’i bartin edhe tek familjarët e tyre, tek shokët dhe shoqet dhe miqtë e tjerë“, tha ajo.
Arifaj po ashtu tregoi se me qëllim që ligjërata të bëhet më atraktive për nxënësit, ata kanë përfshirë edhe animacione si Elmeni, të cilat do iu ndihmojnë nxënësve që t’iu mbesin në kujtesë më shumë këshillat që KEDS i ka ndarë me ata.
Ndërkaq, mësimdhënësja e shkollës fillore “Hilmi Rakovica”, Pranvera Muqiqi këtë projekt të KEDS-it e ka konsideruar të qëlluar dhe të domosdoshëm për vetëdijesimin e nxënësve për kursimet energjetike.
“Ndryshimet gjithmonë ose tek ne është mirë me filluar që nga rinia, që nga të rinjtë dhe nga ato moshat, të vegjlit që ne i kemi në hapat e arsimimit mos të them vetëdijesimit sepse duhet me u vetëdijesuar edhe ne të rriturit…Mendojë që është shumë e domosdoshme dhe shumë e qëlluar, besoj dhe shpresoj shumë se ka me pas efekt”, tha ai.
Ligjëruesja e këtij projekti e cila njëherit është edhe studente e KEDS Akademi, Marjeta Dobra tha se qëllimi i këtyre ligjëratave është vetëdijesimi i nxënësve të klasave të katërta lidhur me kujdesin ndaj energjisë elektrike.
Ajo shtoi se kanë synim që përmes fëmijëve të transmetohet mesazhi për efiçiencën e energjisë edhe tek familjarët.
“Ne kemi të caktuara katër studente nga KEDS Akademia për t’i ligjëruar nxënësve të klasave të katërta në lidhur me kursimin e energjisë elektrike, t’i vetëdijesojmë ata se si të kujdesin energjinë dhe ta transmetojnë këtë mesazh tek familjarët e tyre. Po ashtu ne po u japim nxënësve disa njohur të përgjithshme në lidhje me energjinë elektrike, se si ajo prodhohet dhe se si na furnizon në shtëpitë tona, po ashtu po i vetëdijesojmë me ndotjen e ambientit në lidhje me ngrohjen globale dhe duke rezultuar kështu me përparësitë e kursimit të energjisë elekrtike”, tha ai.
Ligjeratat kanë qenë interaktive dhe është kërkuar në vazhdimësi edhe aktivizimi i nxënësve, përderisa maskota e përgatitur nga KEDS ka bërë që trajnimi të jetë edhe shumë atraktiv dhe i akceptueshëm për nxënës.
Nxënësja e klasës së katërt, Brisilda Beka, e cila tha se fal Elmenti ajo ka mësuar për ruajtjen e rrymës.
“Unë prej Elmenti kam mësuar se drita nuk duhet t’i lëmë ndezur, makinën e rrobave duhet ta mbushim plotë dhe pastaj ta lëshojmë, derën e frigoriferit nuk duhet ta lëmë hapur vetëm sa na nevojitet dhe gjërat e nxehta në frigorifer nuk duhet t’i lëmë“, tha ajo.
KEDS të njëjtën kohë ka përgatitur edhe borshurën përkatëse që i është shpërndarë të gjithëë nxënësve që kanë qenë pjesë e trajnimit.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut