Google ADS

KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza

18:58 | 25 Dhjetor 2021
V. S.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, ka bërë të ditur se në shumë lokacione, ekipet e tyre po detyrohen të zëvendësojnë komplet transformatorët, panele të tensionit të ulët e kabllot shpërndarëse.

Sipas KEDS, kjo po ndodh për shkak se këto pajisje janë dëmtuar për shkak të mbingarkesave, ku edhe kërkuan nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.

“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale”, thuhet në reagimin e KEDS./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme