Google ADS

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone

15:39 | 5 Gusht 2023
E.K

Kompania e Distribuimit me Energji Elektrike (KEDS) përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, përcjell Arbresh.info

Në njoftim thuhet se rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës.

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme