Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka reaguar ndash shkrimit të publikuar në medie me titull “KEDS palon milionat me energjinë që ia merr ‘falë’ KEK-ut”.
Në reagim thuhet se KEDS jo vetëm që nuk fiton por e përmbyll vitin me humbje.
“Ky tekst është aq joserioz, sa KEDS e ka shumë të vështirë edhe të reagojë ndaj tij. Por, jemi të detyruar ta bëjmë për hir të qytetarëve të vendit. Burim kryesor i tekstit janë dy “analistë” të shpikur nga ju, të cilët nuk njihen si të tillë nga askush në Kosovë. Si rrjedhojë, huqjet e juaja duke i cituar ata janë aq të mëdha sa ju bën totalisht media joserioze. Për informimin tuaj, KEDS është kompani e rregulluar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, pra nuk i cakton vet çmimet, por ato ia cakton një institucion i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Tutje, KEDS jo vetëm që nuk po fiton, por vitin 2018 e ka përmbyllur me humbje të konsiderueshme afariste. Në baza të pasqyrave financiare, të cilat ju mund t’i gjeni në institucionet relevante, të audituara operimet janë me humbje”, thuhet në reagim.
Viktor Buzhala nga zyra për Informim në KEDS ka shkruar gjithashtu se Kosova ka çmimin e energjisë elektrike më të ulët në Evropë.
“Në ju kishim inkurajuar ta shtjelloni tutje si mund ta ketë fitim të pastër diferencën ndërmjet blerjes me 29 euro/megavatin dhe shitjen 80 euro (cmim jo i vërtetë pasi është dukshëm më i ulët) një kompani që duhet t’i paguajë edhe 3 kompani tjera të zinxhirit elektroenergjetik, të kryejë investime të fuqishme në rrjet, të importojë energji elektrike në vazhdimësi, të paguajë tatime dhe t’i kryejë të gjitha shërbimet tjera, ku hyn operimi dhe mirëmbajtja e tërë rrjetit energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe një gamë të gjerë të makinerive dhe mbi 2000 punëtorë!??? Ndryshe, Eurostat ka bërë të ditur këto ditë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i ulëti në Evropë”, përfundon reagimi i KEDS./arbresh.info/
Më poshtë mund të gjeni shkrimin për të cilin ka reaguar KEDS.
Aksident në Durrës – makina përplas një të moshuar, sh...
Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Osmani bisedon me O’Brien ...
Driloni dhe Anisa ushtrojnë boks së bashku
Vedat Muriqi i shënon Barcelonës, menjëherë pasi u kthye nga...
Debate rreth ndarjes së punëve të shtëpisë nga Sara
LDK në Lipjan bën publike pesë emrat e kandidatëve për deput...