KEDS-i lë pa rrymë banorët e Hajvalisë për tri radhazi

19:35 | 22 Dhjetor 2020
L G

Ka tri ditë rresht që banorët e Hajavlisë në rrugën 153 në Prishtinë po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Mungesa e rrymës, po ua pamundëson zhvillimin e jetës normale banorëve të kësaj lagje në Prishtinë.

Ata, në adresën e arbresh.info janë ankuar se për tri ditë radhazi janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, gjë e cila po ua rënduar zhvillimin e jetës normale.

Ani pse banorët e Hajvalisë janë ankuar në KEDS rreth kësaj çështje, problemet me rrymë po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme