Google ADS

KEDS-i kishte mashtruar me reduktime, dënohet me 45 mijë euro

12:57 | 1 Prill 2017
M. A.

KEK e KEDS dikur ankoheshin në njëri-tjetrin, ndërkaq sot janë konfirmuar shkeljet e bëra nga KEDS-i me ndërprerjet e shpeshta të energjisë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 45 mijë euro ndaj KEDS’it, për arsye se kishte aplikuar reduktime të energjisë duke u fshehur mbrapa “ndërprerjeve të planifikuara më qëllim të mirëmbajtjes”.

“Bordi ka konstatuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nuk ka arritur të dëshmojë se të gjeturat nga monitorimi i ZRRE-së nuk janë të sakta dhe ka vendosur që duke u bazuar në Rregullën për Masat Administrative dhe Gjobat të shqiptojë dënim me gjobë në vlerë prej dyzet e pesë mijë (45.000) euro”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Në janar të këtij viti ishte raportuar për ndërprerje të rrymës, me ç’rast KEDS dhe KEK shkëmbenin akuza për këtë ndërprerje. Disa muaj më pas, erdhi ky dënim ndaj KEDS’it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme