KEDS ka diskutuar të enjten me zyrtarët komunalë të Drenasit për vazhdimin e projekteve investive për vitin 2020 në këtë komunë.
Këtë vit KEDS ka aplikuar për leje në komunë edhe për 70 projekte tjera investive që do të implementojë në Drenas.
Drejtori i Investimeve në KEDS, Hasan Oz, tha se janë të gatshëm që punimet t’i fillojnë gjatë muajit mars dhe pas përfundimit Drenasi do të kompletohet plotësisht.
“Synimi ynë është që të fillojmë punën qysh në muajin mars dhe në koordinim dhe bashkëpunim me komunën të realizojmë projektet e parapara dhe me këtë të përmbyllim komplet punimet investive për Drenasin”, tha ai.
Vlen të theksojmë që komuna e Drenasit është e para ku KEDS ka bërë shndërrimin e tensionit të rrjetit 10kV në 20 KV dhe ka ndërruar komplet strukturën energjetike që do të përmirësojë dukshëm tensionin në këto anë.
Edhe zyrtarët e komunalë nga ana tjetër premtuan përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me strukturat e KEDS-it.
“ Kemi pasur takime të shpeshta dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me zyrtarët e KEDS-it, dhe sot u pajtuam për vazhdimin e punëve që komuna jonë të përmbyllë kapitullin e investimeve këtë vit”, u shprehën ata.
KEDS gjatë vitit 2019 ka arritur të përfundojë 30 projekte investive brenda në qytet dhe në shumë fshatra të kësaj ane.
Ministrja e Jashtme: Sulmi në Ibër-Lepenc, më i rëndi mbi in...
Fiorentina konfirmon se Bove është zgjuar pas kolapsimit të ...
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura