Google ADS

KEDS del me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e lagjes Pejton në Prishtinë

10:47 | 24 Gusht 2024
K.B

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS, ka dhënë një njoftim për konsumatorët e lagjes Pejton në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS njofton banorët e kësaj ane se për shkak të pakujdesisë së një kompanie të ndërtimit, te ndërtesa 40-katëshe, gjatë kryerjes së punimeve ka rrëshqitur dheu dhe, si rezultat, kabllot energjetike nëntokësore të KEDS-it janë dëmtuar dhe kanë dalë në sipërfaqe, shkruan Arbresh.info

Nga njoftimi mësohet se si pasojë e kësaj, dalja 10kV është jashtë funksionit, duke lënë afër 600 konsumatorë të kësaj lagje pa furnizim me energji elektrike.

KEDS njofton se ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë informuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Komunës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Informatë për disa konsumatorë në lagjen Pejton

Për shkak të pakujdesisë së një kompanie të ndërtimit, te ndërtesa 40-katëshe, gjatë kryerjes së punimeve ka rrëshqitur dheu dhe, si rezultat, kabllot energjetike nëntokësore të KEDS-it janë dëmtuar dhe kanë dalë në sipërfaqe.

Si pasojë e kësaj, Dalja 10kV është jashtë funksionit, duke lënë afër 600 konsumatorë të kësaj lagje pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë informuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Komunës.

Pavarësisht gatishmërisë së KEDS-it për të eliminuar këtë dëm, jemi në pritje të autoriteteve përkatëse për të bërë vlerësimin e gjendjes dhe mundësinë e intervenimit, porse, me gjasë, për shkak të rrethanave në terren, kjo do të marrë kohë.

Vetëm përgjatë kësaj vere, nga pakujdesia e kompanive të ndërtimit, disa herë janë dëmtuar asetet e KEDS-it, për çka KEDS u bën thirrje atyre që të kenë kujdes, sepse eliminimi i dëmeve po merr kohë dhe, si rrjedhojë, konsumatorët e afektuar po mbesin pa furnizim me energji elektrike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme