KEDS përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, meqë kohëve të fundit harxhimi ka kapur shifra tepër të larta dhe si rrjedhojë do të duhet importimi i 200 megavateve për orë në kohën e konsumit maksimal.
Në këtë komunikatë KEDS gjithashtu thekson se çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm, derisa bëjnë thirrje që të shfrytëzohen alternativat tjera për ngrohje në vend të rrymës.
KEDS ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike dhe theksojnë se situata është e vështirë:
“Nevoja për ndryshime është emergjente. Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e konsumit në kohë të krizës energjetike po e vë në vështirësi serioze tërë sistemin elektroenergjetik të vendit.
Madje, në kohë të pikut po mbërrin deri në 935 megavat nga 788 megavat sa ishte në ishte vitin e kaluar. Kjo nënkupton që duhet të importohen gati 200 megavat/orë energji elektrike në kohën e konsumit maksimal. E çmimet e importit aktualisht janë në qiell, duke u blerë nga më tepër se 250 euro për megavat/orë, pra rreth pesë fish më shumë se vitin e kaluar.
Rritje kishte edhe gjatë muajit tetor për 18 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2020.
Por, tashmë është shtuar tempo. Rritja e madhe po ndodhë për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë. KEDS apelon të përdoren forma alternative aty ku ka mundësi.
Kjo situatë është e vështirë. KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në mënyrë që situata të jetë sa më e përballueshme.
Edhe kur temperaturat këtyre ditëve po shkojnë deri në 20 gradë celsius, prodhimi vendor i cili shkon në maksimum 750 megavat, nuk po arrin ta mbulojë kërkesën për konsum. Me ftohjen e motit, situata pritet të përkeqësohet tutje, ku nevoja për import pritet të shkojë në gati 50 për qind të kërkesës.
Shprehur në euro, me çmimet aktuale të energjisë elektrike në botë, kap një kosto marramendëse, të papërballueshme për sistemin elektroenergjetik të Kosovës.
Nevoja për ndryshime është emergjente. Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...