Reduktimet e vazhdueshme të rrymës po vazhdojnë të paraqesin problem shumë të madh për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.
Shumë prej këtyre të fundit, po e konsiderojnë KEDS-in fajtor për humbjet që po u shkaktohen nga mungesa e energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me të njëjtën çështje është ankuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruante se është zhgënjyese sjellja e KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit.
“Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike”, shkruante Haradinaj.
E për problemet me energjinë elektrike, lajmi.net ka kontaktuar sot me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala.
Teksa nuk ka komentuar akuzat e kryeministrit Haradinaj, Buzhala ka thënë se sot nuk ka pasur reduktime të shpeshta.
Ai ka bërë të ditur se prodhimi i energjisë është ende i ulët, mirëpo se përmirësimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së temperaturave, që ka rezultuar me ulje të konsumit.
“Sot nuk ka pasur reduktime. Prodhimi vazhdon të mbetet i ulët, por përmirësimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së temperaurave që kanë rezultuar me ulje të konsumit. Ulja e konsumit ka ndodhur edhe në rajon. Si pasojë ka pasur më tepër energji në dispozicion e cila ka rezultuar edhe me rënie të cmimit të importit. Kjo i ka mundësuar KEDS-it të marrë më tepër energji nga jashtë”, ka thënë Buzhala.
E për situatën e djeshme me energji elektrike, Buzhala ka thënë se prodhimi vendor nuk po arrin të mbulojë as 50 për qind të konsumit.
“Për situatën e djeshme ju e dini që nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 megavatë/orë që nuk arrinë të mbulojë as 50% të konsumit”, ka thënë tutje ai.
Buzhala po ashtu u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë, në mënyrë që tejkalohet situata në të cilën jemi aktualisht.
Theksojmë se në lidhje me të njëjtën çështje Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të marrin masa të menjëhershme ndaj KEDS/KESCO si përgjegjës për ndërprerjet e paligjshme të furnizimit me energji elektrike.
Në reagimin e INDEP, thuhet se në ditët e fundit, kanë parë ndërprerje të pa arsyeshme dhe të paplanifikuara të furnizimit me energji elektrike.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...