Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka thënë se i vjen mirë që ministri i Jashtëm britanik, David Cameron ndodhet për vizitë në Kosovë.
Me anë të një postimi në platformën X, Kearns shtoi se është koha që të ngrisin zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të palëkundur kundër irredentizmit, përcjell Arbresh.info.
“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit”, shkroi ajo.
“Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, tha Kearns.
Good to see @David_Cameron in Kosovo today.
The UK has an important role to play as an independent voice & to challenge the lack of fairness in the Berlin Process.
It is time for us to find our backbone and our voice on Kosovo, and to stand firm with them against irredentism. https://t.co/txKd9V8T6I
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 3, 2024
Ndryshe, mbrëmë ka ardhur në Kosovë ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron. Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla./Arbresh.info
Lexo edhe:
Osmani pret sot në takim ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...