Kearns: Më vjen mirë që Cameron ndodhet në Kosovë

08:08 | 4 Janar 2024
R J

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se ndihet mirë që ministri i Jashtëm, David Cameron ndodhet për vizitë në Kosovë.

Në një postim në platformën “X”, shkruan se është koha që të ngrisin zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të pa lëkundur kundër irredentizmit.

“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit.

Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, shkruan deputetja britanike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme