Kearns i bën thirrje BE-së që t’i largon masat ndaj Kosovës

14:20 | 29 Tetor 2023
E.H

Deputetja britanike, Alicia Kears, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian që t’i largon masat ndaj Kosovës.

Ajo në platformën X ka shpërndarë deklaratën e presidentit serb, Alendandar Vuçiq i cili ka thënë se është i gatshëm të pranoj çdo marrëveshje që nuk e përfshinë njohjen e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Von der Leyen”, shkroi Kearns./Arbresh.info

Lexo edhe:

Vuçiç: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme