Sot, Komisioni Evropian miratoi paketën vjetore të zgjerimit, duke ofruar vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit që kanë bërë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Republika e Moldavisë, Ukraina dhe Turqia, në rrugët e tyre përkatëse drejt hyrjes në BE. Vlerësimet shoqërohen me rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformave.
Siç njofton KE-ja, vlerësimet shoqërohen me rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformës.
Në komunikatë theksohet se zgjerimi është një mundësi historike si për vendet aderuese, ashtu edhe për shtetet anëtare aktuale dhe BE-në në tërësi.
Thuhet po ashtu se ka avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë të një Unioni më të madh dhe më të fortë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Konteksti i tensionuar gjeopolitik e bën më bindës se kurrë që ne të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë, nën të njëjtat vlera të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ne kemi bërë tashmë hapa të mëdhenj gjatë viteve të fundit drejt integrimit të shteteve të reja anëtare. Dhe zgjerimi do të mbetet prioriteti kryesor i Komisionit të ri”.
Në komunikatën e KE-së thuhet se procesi i zgjerimit vazhdon të jetë i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i bërë nga secili prej partnerëve. Kjo, sipas KE-së, kërkon vendosmëri për të zbatuar reforma të pakthyeshme në të gjitha fushat e së drejtës së BE-së, me theks të veçantë në bazat e procesit të zgjerimit.
“Demokracia, sundimi i ligjit dhe vlerat themelore do të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të politikës së zgjerimit të BE-së. Anëtarësimi në BE mbetet një zgjedhje strategjike”, u tha në komunikatën e KE-së.
Aty potencohet se procesi i zgjerimit fitoi një vrull të ri përgjatë viteve 2023 dhe 2024.
Për Kosovën thuhet se e njëjta ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor 2022.
“Komisioni mbetet i disponueshëm për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli. Progres është shënuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe mjedisi i biznesit është përmirësuar. Liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në fuqi më 1 janar 2024. Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, thuhet në komunikatën e KE-së.
Tani i takon Këshillit të shqyrtojë rekomandimet e sotme të Komisionit dhe të marrë vendime për hapat përpara në procesin e zgjerimit.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani