“Ne nuk kemi vendosur ende kë do ta mbështesim në Prishtinë. Do të mendojmë mirë se kah do të shkojë vota jonë dhe ky destinim i votës të jetë për qeverisje të mirë në katër vjetët e ardhshme në kryeqytet”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti të cilit i takon ende nuk ka vendosur kujt do t’i japë mbështetje në balotazhin për komunën e Prishtinës.
Në Info Magazine ajo ka folur edhe për përshtyjet e përgjithshme lidhur me rezultatet e PDK-së në komunat tjera nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të tetorit.
“Qytetarët e Ferizajt e kanë parë që ndryshimi për ta u vjen me Agim Aliun. Ata besojnë në platfomën e tij dhe këtë besim do t’ia konfirmojnë ditën e balotazhit. Do të jetë platformë qeverisje për ta. Ata kanë votuar për këtë ndryshim”.
“Por jo vetëm ferizajasit e kanë bërë këtë gjë. Të njëjtën e kanë bërë edhe mitrovicasit, që do ta bëjën Valdete Idrizin. Në Prizren presim fitore të fuqishme, si edhe në komunat tjera ku jemi në balotazh”.
“Jemi të befasuar me rezultatin në Gjilan. Zenun Pajaziti ka bërë shumë për atë qytet dhe mendon se me moszgjedhjen e tij më së shumti kanë humbur gjilanasit, e jo kandidati ynë. Në Skënderaj nuk kemi pasur dilema. Bekim Jashari ka pasur mbështetjen e fuqishme nga PDK. Drenasin e fituam pa balotazh”.
“Ne nuk kemi vendosur ende kë do ta mbështesim në Prishtinë. Do të mendojmë mirë se kah do të shkojë vota jonë dhe ky destinim i votës të jetë për qeverisje të mirë në katër vjetët e ardhshme në kryeqytet”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit