Michael Carpenter, këshilltar i Joe Biden, kandidatit për president të SHBA-së, si dhe njohës i çështjeve për Rusi, Euro Azi dhe Ballkanin Perëndimor, ka folur për nisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë që ka filluar pas 20 muajsh ngecjeje Carpenter.
“Isha i brengosur se qasja e SHBA-ve nuk ka qenë e sinkronizuar me BE-në, por është hap pozitiv që kancelarja Merkel e presidenti Macron kanë marrë përsipër për rinisjen e dialogut”, theksoi Carpenter.
“Mendoj se ende ka problem me strukturën e dialogut, sidomos në stimujt për ndërrimin e status-quo-së janë shumë të ndryshëm për Kosovën e për Serbinë”, shtoi Carpenter.
“Në Serbi stimuli më i madh vazhdon të jetë anëtarësimi në BE, që duhet t’i plotësojë disa kushte, në Kosovë bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, mund të jetë edhe njohja e disa shteteve, sidomos 5 shtete të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Këto janë çështje që mund të ofronte një fushë më të baraspeshuar të lojës, që të mund të shtynim dialogun përpara”, tha për televizionin publik.
Ndërkaq lidhur me arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, gjatë kohës së administratës Trump, Carpenter u shpreh skeptik që kjo të ndodhë, ngase, sipas tij, administrata Trump ka marrë qasje të gabuar.
Tutje, Caropeter theksoi se pa qasje të pajtueshme në të njëjtin drejtim mes SHBA-ve e BE-së, që mund të përfshihen, pos ndonjë fondi të pajtimit të ndërsjellë edhe të zhvillimit ekonomik, e kjo kërkon kohë më shumë, nuk mund të arrihet brenda 6 muajsh.
“Për të arritur deri te zgjidhja optimale do të duhej një apo dy vjet kohë, natyrisht, me bashkëpunim të ngushtë mes SHBA-ve dhe Be-së”, tha ai.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...