Google ADS

KDS përmbylli me sukses gjeneratën e Kursit të Lartë për nënoficerë, Maqedonci: FSK po ngritë kapacitetet profesionale

14:42 | 27 Tetor 2023
K.B

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Lartë për nënoficerë.

Me këtë rast edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë amerikane.

E qe sipas tij ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësitë profesionale.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), edhe një gjeneratë tjetër përfundoi me sukses Kursin e Lartë për nënoficerë. Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë amerikane, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës dhe rreshter kompanie”, shkruan Maqedonci në Facebook, transmeton Arbresh.info

Tutje, Ministri shprehet se FSK po ngritë kapacitetet profesionale.

“FSK në vazhdimësi po ngritë kapacitetet profesionale duke trajnuar dhe edukuar kuadrot ushtarake”, shkruan tutje ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Lartë për nënoficerë.

Në njoftimin e FSK-së, bëhet e ditur se ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë Amerikane.

Gjithashtu në njoftim thuhet se ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës dhe rreshter kompanie.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyll me sukses edhe një gjenerate të Kursit të Lartë për nënoficerë. Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë Amerikane, që ka për qellim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës dhe rreshter kompanie”, bëhet e ditur në njoftimin e FKS-së./Arbresh.info/

Të ngjashme