Është duke u mbajtur Tryeza e KDI lidhur me “Sinjalizimi në Qeveri”, sa dhe si po zbatohet ligji për mbrojtje të sinjalizuesve në dikasteret e Qeverisë.
Drejtori ekzekutiv nga KDI, Ismet Kryeziu ka thënë se rastet e rënda të cilat nuk kanë arritur të parandalohen ka pasur edhe tek institucionet ku vetë kanë punuar.
Tutje, ai ka thënë se tani ka më pak raste të sinjalizimit shkaku i frikës.
“Rastet e rënda që kanë ndodhur me shtetet e ndryshme të cilët nuk kanë arritur ta parandalojnë ndëshkimin që e kanë pasur zyrtarët të cilët kanë sinjalizuar ato që kanë ndodhur nëpër institucionet ku ata kanë punuar, ju ka kushtuar shumë shtrenjtë. Edhe tek ne ka pasur raste kur sinjalizuesit janë ndëshkuar pas sinjalizimit dhe tani kemi më pak raste të sinjalizimit shkaku i frikës. Kosova në luftën kundër korrupsionit nga ngecur shkaku i mos zbatimit të ligjit”, tha Kryeziu.
Yll Buleshkaj nga Agjencia e Kosovës për Korrupsion tha se ngecje ka më së shumti në sektorin privat dhe se institucioni që ka arritur rekord sa i përketë sinjalizuesve, është Ministria e Drejtësisë.
Ndër të tjera ai ka thënë se kanë synuar të krijojnë standard si në vendet demokratike.
“Agjencia është përgjegjëse për një pjesë të sinjalizimit të jashtëm. Ky mekanizëm nuk mund të ketë sukses me marrjen e vetëm të një institucioni. Ligji është në harmoni dhe në direktivat me ligjin e BE-së. Nëse një sinjalizues merr barrën vetë për t’u mbrojtur pas sinjalizimit për publikun, atëherë ky rast duhet trajtuar. Ngecje kemi te sektori privat. Po ashtu edhe tek procesi i tenderimeve dhe punësimet. Kemi raste të institucioneve që kanë arritur rekord sa i përket sinjalizuesve, sidomos Ministria e Drejtësisë”.
“Nuk është sulm ndaj institucionit sinjalizimi është vetëm për të mirë të mbarëvajtjes së punës. Po ju bëjë thirrje të gjithëve që të sinjalizojnë për institucionet ku ata punojnë. Kemi synuar që të krijojmë njëfarë standardi siç e kanë edhe vendet e tjera demokratike, dhe shpresoj se nga kjo donte nxjerrim më të mirën”, tha Buleshkaj./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...