Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim lidhur me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës as në seancën e sotme.
Pesë marrëveshje ndërkombëtare që janë sjellë për votim në seanca të Kuvendit po dështojnë të miratohen në Kuvend që nga prilli i këtij viti edhe pse kanë qenë pjesë e rendit të ditës në 28 seanca.
“Bëhet fjalë për Marrëveshje që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, për projekte si kredia për përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kredia për rindërtim dhe zhvillim për projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master dhe kredia për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike”, thuhet në një reagim të këtij instituti.
Sipas KDI-së, mosmiratimi i tyre përveç që dëmton interesin qytetar rrezikon që ta paraqes Kosovën si partner jo serioz, pasi ka marrë zotime dhe po dështon t’i zbatojë ato në praktikë, siç është rasti me njërën nga këto marrëveshje, ajo me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
“Duke qenë se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave në Kuvend, nevojitet bashkëpunim i gjerë politik mes pushtetit dhe opozitës. Natyrisht që përgjegjësinë kryesore për sigurimin e votave e ka partia në pushtet, e cila duhet të ju prijë përpjekjeve për konsensus. Rrjedhimisht, u kërkojmë subjekteve politike parlamentare që duke vënë në qendër interesin qytetar dhe shtetëror të Kosovës, të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu hapur rrugë jetësimit të këtyre marrëveshjeve, duke i miratuar ato në Kuvend sa më parë”, thuhet tutje në këtë reagim./rtk
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...