Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar disa pamje shqetësuese nga gjendja e disa lumenjve në vend.
Sipas KDI-së, lumenjët në Kosovë janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike dhe të mbetjeve shtazore.
“Kjo është gjendja e shumicës së lumenjeve të Kosovës, të cilët janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike, e për më keq edhe të mbetjeve shtazore. Këto fotografi janë bërë para pak ditësh nga qytetarë, kolegë tanë nga OJQ-të lokale dhe aktivisti për mbrojtje të mjedisit, Arian Mavriqi – Photography në Kamenicë, Lipjan, Istog, Pejë dhe Mitrovicë. Për të gjitha këto krime mjedisore tanimë janë njoftuar komunat përkatëse, dhe ne po presim veprime konkrete!”, thuhet në postimin e KDI-së./Arbresh.info
Vdes ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon ...
Izraeli godet Bejrutin
Nesër festohet Kurban Bajrami
Tregu i lirë i energjisë, kërkesë ZRRE-së: Pezullojeni vendi...
Spanja arrin finalen e Nations League
Musk: Koha për ta hedhur bombën e madhe, Trump është në dosj...