Derisa Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet edhe pas tentimit të gjashtë, meqë partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se është koha që presidentja të thërrasë në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth një zgjidhjeje të mundshme.
“KDI beson se është koha që presidentja e vendit të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar zgjidhje të mundshme. Kushtetuta e ngarkon atë me detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe në një situatë si kjo – ku institucioni më i lartë përfaqësues është i bllokuar – angazhimi i saj politik dhe institucional është i justifikuar”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Sipas këtij instituti që monitoron punën e legjislativit, Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një cikël sipas tyre, absurd seancash çdo 48 orë, pa reflektim politik dhe pa asnjë rezultat konkret.
“Mungesa e një përpjekjeje serioze për marrëveshje që siguron shumicën dhe përsëritja e kandidaturës së njëjtë, e ka kthyer këtë proces kushtetues në një formalitet të zbrazët që nuk prodhon asgjë”, thuhet tutje aty.
Sipas KDI-së, Rregullorja e Punës së Kuvendit ka vlerë vetëm nëse respektohet në frymën e saj, të funksionalitetit të Kuvendit.
“Prandaj, ajo nuk mund të keqpërdoret si mburojë e mos-vullnetit politik, dhe aq më pak për të justifikuar një status-quo të paarsyeshme. Nëse procedurat shndërrohen në arsyetim për bllokadën, atëherë problemi kërkon adresim në nivel politik – jo vetëm teknik”, thotë KDI-ja.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për të katërtën herë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare e cila as në katër tentime nuk arriti të marr votat e mjaftueshme për të qenë në krye të Kuvendit.
Vdes veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për ...
Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin e Karat...
Policia e Kosovës raporton 52 aksidente dhe mbi dy mijë gjob...
Përleshje mes katër të rinjve në Podujevë, shkaku një konfli...
Tre yje të Barcelonës duan të jenë gati për El Clasicon kund...