Instituti Demokratik i Kosovës ka konstatuar se seanca e së enjtes e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të niste.
Nga ky institut theksojnë se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë që për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë të pranishëm.
“Përkundër që deputetët e partisë në pushtet edhe këtë herë treguan mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin, Kryetari i Kuvendit mundësoi zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme. Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave”,bën të ditur njofitmi.
Dje( enjte) në seancën e Kuvendit, Rezoluta për Policinë e Kosovës sërish nuk është vënë në votim.
Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndryshe, në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deptutët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata nga kabineti qeveritar./Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...