Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar.
KDI përmes një komunikate për media bënë të ditur se deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit.
“Ngjashëm, në dëmtimin e cilësisë se punës hetimore të këtij Komisioni, ka ndikuar edhe qasja e deputetëve opozitarë e mbizotëruar nga politizimi. Me gjithë faktin që Komisioni ka mbajtur 10 mbledhje, puna e tij në asnjë periudhë nuk ka përkuar me synimet e realizimit të një hetimi objektiv të bazuar në fakte, pasi ishte tërësisht e dominuar nga tendencat partiake dhe akuzat e ndërsjella. Diskursi brenda komisionit ishte i rënduar me cilësime politike jo-parlamentare ndërmjet deputetëve dhe rrallëherë në frymën e trajtimit të temës për të cilën ky komision ishte formuar, pra hetimin e dyshimeve për korrupsion me rezervat shtetërore”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
“Sot kur Komisionit hetimor parlamentar i përfundon mandati, ai akoma nuk ka arritur të ndërtojë një plan të mirëfilltë të punës, pra nuk ka arritur të filloj hetimet, fazë kjo që në Ligjin për Hetim Parlamentar vlerësohet të jetë faza fillestare e punës hetuese. Për më tepër, tani kur kjo çështje është duke hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, jo serioziteti, diskursi politizues dhe profesionalisht i mangët i këtij komisioni mund të cenoj vetë procesin hetues”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës