Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka prezantuar analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.
Nga KDI thonë se duke iu referuar përpjekjeve të pasuksesshme të disa qeverive tash e disa vite për të avancuar marrëdhënien e punës në Kosovë, përmes këtij punimi diskutues.
“KDI po synon të rikthejë në diskursin publik debatin për inicimin e një ligji të ri të punës, i cili e ka bazën në nevojat dhe kërkesat e punëtorëve, organizatave sindikale e OJQ, në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, e që garanton mbrojtje më të mirë për punonjësit në Kosovë”, thuhet nga KDI.
Ligji aktual i Punës paraqet një ndër ligjet më vitale në vend duke qenë se rregullon punësimin e mbi 370 mijë punonjësve në sektorin publik e atë privat, thotë KDI-ja.
“Ndryshimi i këtij ligji ka qenë premtim i çdo qeverie që nga viti 2012, ndërkohë që drafte të ndryshme kanë arritur të bëhen edhe pjesë e agjendave legjislative. Sidoqoftë, këtë vit, qeveria aktuale ka vendosur ta tërheq këtë ligj nga agjenda legjislative pa ndonjë paralajmërim, përkundër që trendi i shkeljeve të të drejtave të punës vazhdon të jetë në rritje”, thuhet tutje nga KDI.
Albesa Humolli nga KDI ka deklaruar se ligji aktual i punës nuk ofron mbrojtje dhe siguri të mjaftueshme për punonjësit, duke i lënë ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit, diskriminimit dhe kushteve të pasigurta të punës. Kohëzgjatja dhe mungesa e kufizimeve sa i përket kontratave për kohë të pacaktuar, rregullimi i pushimit të lehonisë, mungesa e pushimit prindëror, mungesa e kufizimeve sa i përket orëve shtesë të punës, mungesa e kufizimeve sa i përket formalizimit të marrëdhënies së punës, çështja e rregullimi të punës me orar jo të plotë, çështja e së drejtës në pushim për punonjësit apo çështjet e tjera si rregullimi i punësimit në kohët moderne si puna hibride, puna nga shtëpia, apo puna për kompani jashtë vendit konsiderohen të jenë disa nga mangësitë e ligjit aktual të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të adresohen.
Humolli, thekson se mangësitë e një ligjit ‘të stërvjetruar’ të punës po bien në kurrizin e punonjësve në Kosovë, të cilët ende përballen me informalitet në punësim, mungesë të kushteve për punë, mos pagesë të pushimit vjetor apo mjekësor, pagë jo të rregullt apo orar të tej zgjatur pune pa pagesë. Për më tepër edhe institucionet ligj zbatuese megjithë përpjekjet e tyre, nuk po arrijnë të mbikëqyrin zbatimin e ligjit në masë të duhur.
Sipas Humollit, ndryshimi i ligjit aktual ose iniciimi i një ligji të ri të punës është i nevojshëm marrë parasysh aspiratat e vendit për të ju bashkuar tregut evropian të punës, që nënkupton që ligji duhet të përafrohet me kërkesat që dalin nga 17 direktivat e Bashkimit Evropian që përcaktojnë standardet minimale në fushën e rregullimit të marrëdhënies së punës.
KDI kërkon nga qeveria që të reflektojë në këtë drejtim dhe të fillojë dialogun social më të gjitha palët, në mënyrë që ligji i punës të rikthehet në programin legjislativ për këtë vit./rtk
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...