Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur konferencën për medie ku ka shpalosur raportin analitik “Integriteti politik në Kosovë: çfarë të dhënash kemi?”.
Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projekteve në KDI, tha se analiza tregon se Kosova ka krijuar një kornizë solide ligjore që promovon transparencë lidhur me të dhënat publike. Por sipas saj, disponueshmëria e tyre në formate të ri-përdorshme dhe komunikimi ndërmjet këtyre të dhënave mbetet ende shumë i kufizuar.
Ajo ka sqaruar se të dhënat që lidhen me prokurimin publik përbejnë një praktikë të mirë dhe transparente si për nga përmbajtja, po ashtu edhe formati i tyre, me pas vjen deklarimi i pasurisë, regjistri i bizneseve dhe raportet e shpenzimeve të qeverisë, pasuar nga raportet financiare të partive politike, buxheti i Kosovës etj.
Sipas saj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ashtu edhe Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit nuk i publikojnë grupet e tyre përkatëse të të dhënave në standarde të të dhënave të hapura dhe të ri- përdorshme.
“Po shpalosim të gjeturat e një analizë që gjurmon llojin dhe shtrirjen e të dhënave ekzistuese digjitale që tregojnë për integritetin politik në Kosovë. Disponueshmëria e të dhënave të hapura që kanë të bëjnë me zyrtarët publikë, pasuritë e tyre, financimin politik, buxhetin e Qeverisë, shpenzimet, prokurimet publike, mënyrën si kanë votuar deputetët dhe regjistrat e kompanive përveç që janë indikatorë të fuqishëm të integritetit publik në vend, janë jetike për të zbuluar, ekspozuar dhe luftuar korrupsionin. Përderisa analiza tregon se Kosova ka krijuar një kornizë solide ligjore që promovon transparencë lidhur me të dhënat publike, disponueshmëria e tyre në formate të ri-përdorshme dhe komunikimi ndërmjet këtyre të dhënave mbetet ende shumë e kufizuar. Duke analizuar grupet e caktuara të të dhënave, del se të dhënat që lidhen me prokurimin publik përbejnë një praktikë të mirë dhe transparente si për nga përmbajtja, po ashtu edhe formati i tyre, por edhe nëpërmjet ofrimit të informacionit në kohë dhe pa kosto rreth operacioneve të tij. Përderisa ekzistojnë të dhëna publike dhe pa kosto të publikuara në faqet zyrtare mbi deklaratat e pasurisë dhe regjistrat e biznesit, si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ashtu edhe Agjencia Kosovare për Parandalimin e korrupsionit nuk i publikojnë grupet e tyre përkatëse të të dhënave në standarde të të dhënave të hapura dhe të ri- përdorshme”.
“Kjo analizë rendit prokurimin publik si aktivitetin publik me disponueshmërinë më të lartë e të dhënave në format të hapur me 10.5 pikë, deklarimi i pasurisë, regjistri i bizneseve dhe raportet e shpenzimeve të qeverisë me nga 8.5 pikë secila, pasuar nga raportet financiare të partive politike me 8 pikë, buxheti i Kosovës me 7.5 pikë, regjistrin e zyrtarëve publik me 1 pikë dhe 0 pikë për disponueshmërinë e transkriptit të votimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Ajo ka sqaruar se Portali i Transparencës, me fokus buxhetin dhe shpenzimet e Qeverisë, nuk është përditësuar nga viti 2021, raporton EO.
Hulumtuesja e KDI-së, sqaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar publikimin e raporteve financiare të partive politike në faqen e tyre zyrtare.
Kjo analizë rendit prokurimin publik si aktivitetin publik me disponueshmërinë më të lartë e të dhënave në format të hapur me 10.5 pikë, deklarimi i pasurisë, regjistri i bizneseve dhe raportet e shpenzimeve të qeverisë me nga 8.5 pikë secila, pasuar nga raportet financiare të partive politike me 8 pikë, buxheti i Kosovës me 7.5 pikë, rexhistrin e zyrtarëve publik me 1 pikë dhe 0 pikë për disponueshmërinë e transkriptit të votimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës
“Në vitin 2018, Ministria e Financave lansoi Portalin e Transparencës me fokus buxhetin dhe shpenzimet e Qeverisë. Fatkeqësisht, kjo platformë nuk është përditësuar që nga viti 2021, duke e bërë atë të papërdorshme si një burim aktual. Tutje, vlerësimi zbulon ekzistencën e burimeve të të dhënave të qasshme dhe pa kosto nga publiku në lidhje me buxhetin publik (në formën e dokumenteve ligjore duke përfshirë tabelat) dhe shpenzimet e qeverisë (raportet financiare). Megjithatë, këto burime të dhënash janë ekskluzivisht të disponueshme në formatin PDF. Së fundmi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar publikimin e raporteve financiare të partive politike në faqen e tyre zyrtare. Megjithatë, këto burime të dhënash paraqiten në formën e imazheve të skanuara, duke i bërë ato mjaft sfiduese për t’u ripërdorur ose analizuar në mënyrë efektive. Sidoqoftë, dy aktivitetet publike që shfaqin përformancën më pak të kënaqshme janë ato që lidhen me regjistrin e zyrtarëve publik dhe të dhënat për mënyrën si kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Publikimi më i fundit i regjistrit të zyrtarëve publik daton në vitin 2018. Gjithashtu, që nga viti 2019, pajisjet elektronike të votimit brenda institucionit të Kuvendit kanë qenë jofunksionale, duke pamundësuar kështu nxjerrjen e të dhënave për mënyrën e votimit individual të secilit deputet gjatë tre viteve të fundit”.
Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjener...
Kurti në hapjen e fabrikës së re të prodhimit të tubave meta...
Rovena-Vullnetit: Ti je një person shumë egoist e arrogant
Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në ja...
Rafuna: Viti 2024 pritet që të përmbyllet me rritje ekonomik...
Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga munge...