Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që pas takimit të së dielës në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi duhet t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës për të informuar deputetët rreth përmbajtjes së bisedimeve dhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi për të cilat është dakorduar në takimin e mbajtur.
“Procesi i dialogut vazhdon të jetë jo-transparent. Ende nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë faza finale e dialogut, cilat tema do të jenë pjesë e këtyre diskutimeve, çfarë pritet të arrihet në përfundim të tij dhe mbi të gjitha si do të garantohet gjithëpërfshirje politike dhe respektimi i mandatit kushtetues të institucioneve të vendit”, thuhet në komunikatë.
KDI qëndron prapa kërkesës së saj publike drejtuar Kuvendit të Kosovës, më 29 maj 2018 për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi fazën e re të dialogut, pasi Kuvendi që nga konstituimi i tij nuk ka mbajtur asnjë seancë me pikë të rendit të ditës të ardhmen e dialogut me Serbinë.
“Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces, duke definuar pritshmëritë, dhe vijat e kuqe të shtetit të Kosovës, të cilat në asnjë moment nuk do të cenojnë integritetit territorial të Kosovës dhe funksionimin e sistemit unitar duke garantuar përfaqësimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si të barabartë me secilin shtet tjetër. Institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojë që bisedimet me Serbinë të vazhdojnë pa arritjen e një konsensusi politik dhe pa platformë shtetërore”, vijon më tej komunikata.
KDI iu bënë thirrje edhe partive politike që të angazhohen për këtë proces shtetëror duke luajtur një rol më konstruktiv dhe më të përgjegjshëm, duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?