Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paraqitur një varg shkeljesh që po u bëhen punëtorëve nga institucionet, duyke përfshirë edhe mungesën e pushimit mjekësor. Rritje me të madhe të numrit të raportimeve në baza ditore, sipas KDI-së, janë ato për shkelje nga marrëdhënia e punës dhe parregullsive në vendin e punës.
Nga ky institut e kanë quajtur këtë alarmante derisa, sipas tyre, ky fakt paraqet një pamje të zymtë të sektorit publik dhe privat në Kosovë.
Në intervistë për RTK-në, Albesa Humolli nga KDI-ja, tha se kanë marrë ankesa se ka shkelje edhe të drejtat që i përcakton ligji i punës dhe aktet tjera ligjore, që janë në fuqi në lidhje me rregullimin e marrëdhënies së punës në institucione.
Humolli tha se mësimdhënësve në komunën e Prishtinës iu është kufizuar e drejta e marrjes së pushimit mjekësorë, kufizim ky siç e sqaron Humolli, nuk është i paraparë me ligj të punës as me rregulloren e cila është në fuqi për organizimin punës në kudër të institucioneve shkollore.
“Njëkohësisht edhe kontrata e lidhur në mes të mësimdhënësve edhe komunës parasheh që vetëm në rastet kur mësimdhënësi mungon më tepër se sa dy ditë pune, të njëjtit duhet të hapin pushim mjekësor”, tha ajo.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...