Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media, raportoi sot gjetjet kryesore të vlerësimit të Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë për vitin 2023. Ky është vlerësimi i tretë që bëhet në Kosovë, pas atyre të vitit 2011 dhe 2015.
Sistemi i Integritetit Kombëtar (SIK) është pjesë e qasjes holistike të Transparency International (TI) në luftimin e korrupsionit, përmes vlerësimit të bazës ligjore dhe performancës aktuale të institucioneve relevante në sistemin e luftimit të korrupsionit, në aspekte si resurset, pavarësia, llogaridhënia, integriteti, ndërveprimi dhe rolet e tyre. SIK-u vlerëson, pra, efikasitetin e përgjithshëm institucional në luftimin e korrupsionit dhe luftimin e dukurive me abuzimin e pushtetit, njofton KDI.
“Vlerësimi, i cili është rezultat i një hulumtimi gati dyvjeçar tregon se përgjatë tetë viteve të fundit, institucionet në Kosovë përgjithësisht kanë shënuar progres në sistemet e tyre të integritetit, veçanërisht lidhur me transparencën dhe masat e llogaridhënies. Shumë prej përmirësimeve të evidentuara në vlerësim kanë ardhur kryesisht si rezultat i presionit publik, kërkesave ndërkombëtare apo zbatimit të zotimeve të marra në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane apo përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së”, thuhet në raportin e KDI-sբ.
Sipas KDI-së, edhe pse në Kosovë ekziston një perceptim i gjerë që kuadri ligjor është mjaft i konsoliduar, dhe problemet janë vetëm në implementim të tij, në fakt, vlerësimi ka evidentuar mangësi në si në legjislacionin që rregullon funksionimin e institucioneve, sidomos në raport me garantimin e pavarësisë, resurseve dhe mekanizmave të brendshëm të integritetit, ashtu edhe në kornizën e përgjithshme ligjore kundër-korrupsion. Por, është më se e qartë se të gjitha institucionet kanë probleme me zbatimin e ligjeve dhe përmbushjen e obligimeve dhe rolit të tyre në luftimin e korrupsionit.
KDI ka vlerësuar se niveli mesatar i integritetit në të gjitha institucionet është vetëm 67 nga 100 pikët e mundshme – pra, një notë mezi kaluese; e që është e pamjaftueshme për të pasur një luftim efikas të korrupsionit dhe qeverisje me integritet.
“Sipas vlerësimit të SIK-ut, tri institucionet apo shtyllat me nivelin më të lartë të integritetit janë Zyra Kombëtare e Auditimit (83.3 nga 100 pikë); Avokati i Popullit (79.5 nga 100 pikë) dhe Policia (75 nga 100 pikë). Ndërsa, shtyllat apo institucionet që rangohen në fund të listës janë Partitë politike (58.3 nga 100 pikë); Ndërmarrjet publike (50 nga 100 pikë); dhe Bizneset (45.8 nga 100 pikë)”, thuhet pos tjerash në këtë raport.
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4