Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), konsiderojnë se Zyra e Presidentit është duke shfaqur tendenca për të vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
Në një komunikatë për media thuhet se çdo përpjekje tjetër për të tejkaluar dispozitat ligjore në fuqi, ndikon negativisht në integritetin e zgjedhjeve dhe ka implikime në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.
“Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe rezultatin nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, 11 vendet e KQZ-së duhet të shpërndahen si vijon: Koalicionit PAN, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së u takojnë nga dy anëtarë, grupeve parlamentare që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë u takojnë katër anëtarë, dhe një vend për kryetaren e KQZ-së. Çdo interpretim tjetër për përbërjen e KQZ-së është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.
KDI dhe D4D konsiderojnë që funksionalizimi i KQZ-së duhet të trajtohet me prioritet nga presidenti Thaçi, në mënyrë që t’i përmbushë obligimet e saj e aq më tepër kur disa nga anëtarët e KQZ-së vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit përkundër mosfunksionimit të këtij institucioni.
Ndryshe, Kushtetuta rregullon përbërjen e KQZ-së, ku konstaton se gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe tre anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese përmes Aktgjykimit në rastin Nr. KOU9/14 ka bërë interpretimin lidhur me çka konsiderohet grup më i madh parlamentar. Në pikën 116 të Aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese konstaton se grupi më i madh parlamentar, sipas nenit 67 (2) të Kushtetutës, konsiderohet partia, koalicioni, iniciativa qytetare dhe kandidatë e pavarur që kanë fituar më shumë mandate në Kuvend bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok