Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit-nevoja për një rregullore të re të punës”.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu prezantoi temat që deputetët e legjislaturës se re duhet të këtë prioritet, shkruan arbresh.info.
” KDI në vazhdimësi ka monitoruar Kuvendin. Ne nga të gjeturat tona kemi identifikuar disa tema dhe besoj se deputetët do i kenë parasysh. Kemi filluar nga ndryshimi i rregullores. Tema tjetër është edhe ligji për financim të partive. Kemi pa ngecjet e reformës zgjedhore dhe në këtë mandatë kjo duhet të jetë prioritet në këtë legjislator”, ka thënë ai
E Agnesa Haxhiu prezantoi analizën rreth deputetëve të legjislaturës se re dhe punën qe I pret ata.
” Në dy legjislaturat e kaluara problemet kanë qenë kanë bërë që Kuvendi të këtë punë të dobët dhe kanë dështuar të kenë menaxhim të mirë të punën së Kuvendit. Ka pas raste të shumta kur ju kanë shmang rregullores së punës. Pastaj abstenimi i deputetëve në seance në legjislaturës e VI ka qenë i madh. Kuvendi i Kosovës ka harruar rregulloren e punës në vitin 2010 dhe që nga ajo periudhë të gjitha legjislaturat kanë punuar më këtë rregullore”, ka shtuar ajo
I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu tha se dështimi i shumë vendimeve ka ndodhur shkaku i seancave të pakta të mbajtur.
” Pajtohem plotësisht se në legjislaturës e 6 ka pasur një funksionim të dobët, po ashtu ka pasur seanca shumë pak dhe deputetët çdoherë janë ftuar me vonesë. Ka pasur q rregullim të mbajtjes së seancës dhe kjo ka penguar punën për komisionet parlamentare. Shumë çështje janë miratuar në komision nuk kanë marr votën në seance shkaku i seance të pakta. Në qeverisjen e ardhshme nuk do të këtë minuta që e shkelin Kuvendin. Qëllimi jonë do të jetë fuqizimi I rolit të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
E Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se Kuvendi ka një rregullore që nuk është e harmonizuar më kushtetutën e vendit.
“Tash e sa vite ne e kemi një rregullore që nuk është e harmonizuar me Kushtetutën e vendit. Mandati i deputetit është i lirë dhe deputeti duhet të dij detyrën e tij për të mbikëqyr punën e ekzekutivit. Kuvendi nuk ka arritur që nga legjislatura e tret të harmonizoj rregulloren e re. Ne duhet të avancojmë në demokratizimin e dokumenteve dhe racionalizimin e shfrytëzimit të kapaciteteve”, tha Zemaj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...