Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar raportin me temën “ Iniciativa për integritet në sistemin e drejtësisë”.
Raporti është bërë në bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe Qendrën Nacionale për Gjykatat Shtetërore (NCSC).
Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tregoi se pjesë e anketimit kanë qenë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë e policë.
Derisa prej këtyre rezultateve, doli se 44.4 për qind e prokurorëve shihen si më të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje korruptive, raporton Ekonomia Online.
“Akterët e drejtësisë kanë thënë se perceptimi përgjithshëm i nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë është i lartë 79.4 për qind. Për favorizime apo nepotizëm janë 52.9 për qind, kurse ndërhyrje politike 50.4 përqind. 44.4 për qind janë përgjigjur se prokurorët shihen si me të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje të korruptuarve”, u shpreh Kelmendi.
John Furnari nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore (NCSC), tha se hulumtimi tregon se nepotizmi ekziston dhe nuk është vetëm në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vjen edhe nga presioni familjar e politik.
“Qëllimi i kësaj pune ka qenë që të bëjmë një hulumtim autentik për presionin që e keni të nënshtruar kur është fjala për sistemin e drejtësisë në një shtet siç është Kosova. Ky hulumtim tregon që neipotizmi ekziston dhe nuk është vetëm në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve por vjen nga presioni i familjarëve dhr presioni politikë që keni”, deklaroi Furnari.
Ndërsa, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli bëri të ditur se implementimi i pyetësorit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), tha se të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë duhet të funksionojnë njëtrajtshëm.
“Pyetjet kanë qenë niveli sjelljeve korruptive, grupet e pritura për korrupsion, grupet nxitëse e të tjera. Çështjet të cilat janë dhënë në pyetësorët mund te themi se kanë plotësuar kërkesat, por ky është rasti i parë dhe nëse vazhdojmë tutje do t’i japim përparësi sepse duhet të rritet niveli i të anketuarave. Ka pasur që kanë hezituar nivelet më të larta kanë pritur të deklarohen”.
“Të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë duhet të funksionojnë njëtrajtshëm. Në këtë hallkë avokatia nuk është faktori më i rëndësishëm për zvogëlimin apo rritjen e korrupsionit”, tha Havolli.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...