“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Lajmi është mirëpritur nga njerëz të fushës së kulturës, duke thënë se shoqëria shqiptare duhet të vazhdojë përpjekjet që të fusë në mbrojtje edhe valle të tjera.
Shpallja zyrtarisht si pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s të “K’cimit të Tropojës” është mirëpritur nga etno-koreografë, etnologë, valltarë e njerëz të kulturës.
Koreografi Skënder Haklaj ka shpjeguar se ky lloj kërcimi nuk duhet të përzihet me valle. Në Tropojë nuk quhet valle, quhet kcim për arsye se ka një karakteristike strukturore si në formë, si në përmbajtje, po ashtu edhe në trajtë, ndryshe nga vallja. Duke ditur se i gjithë korpusi i valleve të kombit tonë vjen nga e majta në të djathtë, duke prirë të djathtën, pra ka një kah, kcimi nuk ka krahë dhe as nisje, as në të majtë, as në të djathtë, thotë Haklaj.
Profesor Dilaver Kryeziu, etno-koreograf, shpjegon se pse është i veçantë ky kërcim.
“Është i veçantë, sepse është një karakter i kërcimit që nuk e has në karakteret botërore. Është i vetmi që e ka edhe kostumin e vet dhe muzikën shumë burimore. Por edhe kërcimi ia dedikon vet pozita gjeografike që e ka Tropoja. Pra, edhe nga karakteri, pozita gjeografike, kostumi edhe nga muzika, dallon me të gjitha karakteret e tjera, jo vetëm kombëtare, por edhe ato ballkanike e më gjerë”, tha ai.
Për balerinën Sabrie Spahiun, k’cimi i Tropojës karakterizohet me individualitetin që lidhet me pozitën gjeografike të malësisë. Atë nuk mund ta kërcejë çdo kush, thotë ajo.
“Për shkak të dinamikës së saj dhe vitalitetit të saj dhe kostumit, sigurisht që ndikon edhe ambienti, ku origjinalitetin e saj nuk mund ta luaj çdokush”, tha ajo.
Kryeziu përmend vallen e Drenicës, të Opojës e Karadakut si valle të cilat kanë elemente të cilat do të duhej të mbroheshin nga UNESCO, kurse Spahiu thotë se duhet të vazhdojë përpjekja institucionale që të përgatitet dosje për aplikim edhe për vallen e Hasit, përfshirë kostumin e saj që përfaqëson./rtk
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...