Koperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas shpërndarjes së informacioneve të pabaza dhe tendencioze lidhur me Fahrije Hotin. Peci ka pretenduar se në vitin 2017, Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë për kthimin e shumës prej 17,800 eurosh.
Në një njoftim për media, KB Krusha ka theksuar se këto pretendime janë të pavërteta dhe se ka një përpjekje për politizimin e kësaj çështjeje. Ata e kanë cilësuar këtë situatë si të papranueshme dhe të pavërtetë, duke kërkuar demantimin e këtyre deklaratave me fakte dhe argumente.
Për këtë arsye, KB Krusha ka ftuar të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten faktet dhe argumentet që do të hedhë poshtë shpifjet e ministrit Peci.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?