Pas gati dy javësh mbyllje për shkak të trazirave, qendra kryesore e aviacionit të Kazakistanit, Aeroporti në Almaty, rifilloi funksionimin.
Në deklaratën e TAV Airports, kompani që drejton objektin, thuhet se si hap i parë, aeroporti do të shërbejë nga ora 08:00 deri në 21:00 sipas kohës lokale.
“Në bashkëpunim me autoritetet kazake, ne garantuam sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve tanë”, tha Sani Şener, drejtori ekzekutiv i kompanisë TAV.
Operatori i njohur turk i aeroporteve, TAV Airports, mori përsipër operimet në Aeroportin në Almaty në maj të vitit 2021.
“Me normalizimin e jetës së përditshme në vend, trafiku i fluturimeve do të rikuperohet shpejt”, tha Şener.
Në deklaratë thuhet se linjat ajrore Air Astana, Flydubai, Scat, Qazak Air dhe Nordwind kishin fluturime nga aeroporti këtë mëngjes.
Provinca juglindore Almaty, kryeqyteti i dikurshëm i vendit, është një kryqëzim strategjik përgjatë projektit masiv të Kinës “Një rrip një rrugë”, i cili synon të ndërtojë rrugë tregtare me Azinë Perëndimore, Evropën dhe Afrikën.
Javën e kaluar, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave për rritjen e çmimeve të karburantit.
Më pas ai kërkoi ndihmë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, një bllok ushtarak i udhëhequr nga Rusia, i cili dërgoi trupa për të shuar trazirat.
Aeroporti në Almaty, baza kryesore e linjës ajrore vendase Air Astana, u shërbeu 6,1 milionë udhëtarëve në vitin 2021.
Trafiku i udhëtarëve u rikuperua shpejt pavarësisht pandemisë së koronavirusit, duke arritur në 94 për qind të shifrave nga viti 2019./AA
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...