Google ADS

Kavaja: Ngjarjet e minatorëve të Trepçës janë të veçanta

22:55 | 21 Shkurt 2023
E.H

Ish-drejtori i minierës së Trepçës në Stan Tërg, Burhan Kavaja, duke rikujtuar ngjarjet e minatorëve, sakrificën e mbi 1300 minatorëve, tha se ngjarjet e minatorëve të Trepçës janë të veçanta, si askund në botë, ngase për qëllime politike organizohen në mënyrë të tillë për ta kundërshtuar ndërrimin e Kushtetutës.

“Greva ishte një prej rezistencave të fundit të minatorëve. Para saj ne kishim tubime ku kundërshtuam ndërrimin e amendamenteve, të cilat insistonte Serbia”, deklaroi, mes tjerash, Kavaja në RTKPrime.

Më tej ai tregoi një ngjarje interesante, ku një ministër i Drejtësisë së Serbisë, Shaponiq, duke anashkaluar drejtuesit e minierës Trepça, kishte shkuar në ora pesë të mëngjesit në minierë me një ekip, për t’i bindur minatorët se ndërrimi i amendamenteve çojnë përpara minierën e Trepçës.

Edhe në këtë tubim, minatorët ua bënë me dije ekipit të Serbisë se kundërshtojnë çdo ndryshim të amendamenteve të Kushtetutës së Kosovës.

Pastaj minatorët, për t’i bindur të gjithë përfaqësuesit në Beograd, organizuan marshin deri në Prishtinë, teksa paraqitën kërkesat, mes tjerash, edhe dorëheqjen e tre funksionarëve shqiptarë në Federatën Jugosllave.

“Më 17 shkurt, kur Komiteti Krahinor i atëhershëm merr vendim se lëvizjet e marshet protestuese të minatorëve janë armiqësore, u organizua greva e minatorëve më 20 shkurt”, bëri të ditur Kavaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme