Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, e cila u zhvilluar në mënyrë elektronike, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i Qeverisë
Në këtë mbledhje u themelua Këshilli Organizativ për shënimin e 14 (katërmbëdhjetë) vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me këtë përbërje:
1. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.
Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:
1. Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;
2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;
3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;
4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;
5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
6. Përfaqësues të OJQ-ve.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...